Albi Nako dhe Klaudia Pepa morën vëmendje të madhe gjatë gjithë romancës së tyre, përfshirë lidhjen, martesën dhe ndarjen.

Edhe pse të gjithë shpresojnë që të ketë një rikthim, Klaudia Pepa tregon se është tërësisht beqare.

Me anë të një postimi në Instagram, ajo pozoi pranë një komerdare në formë unaze dhe e shoqëroi me shkrimin:

"Një unazë e madhe për një vajzë beqare".

Ndërkohë Albi Nako po përflitet se është në një lidhje me balerinën Alba Hoxha, por ka mohuar shpesh herë këto zëra.

/Ora News.tv/