Kjo nuk pritej, mesfushori titullar i Juves pranë largimit në Turqi

Kjo nuk pritej, mesfushori titullar i Juves pranë largimit në Turqi

Blaise Matuidi është një nga mesfushorët më stabël tek skuadra e Juventusit. 

Francezi vrapon, lufton për çdo top dhe shpesh herë ka gjetur rrugën e rrjetës me fanellën e bardhezinjëve. 32-vjeçari i skadon kontrata me kampionët e Italisë në qershor të vitit 2020. Për momentin drejtuesit e Juventusit nuk i kanë ofruar rinovimin e kontratës Matuidis.

Sipas mediave italiane e ardhmja e Blaise Matuidi mund të jetë në Turqi. Ish-lojtari i Psg-së kërkohet nga Fenerbahce, që ka gati një ofertë interesante për të. Turqit e drejtuar nga Ersun Yanal kërkojnë të përfitojnë nga situata dhe ta bindin futbollistin të transferohet në Turqi gjatë merkatos së janarit.

EMISIONET