Kishte temperaturë dhe kollë, dërgohet në spital Kivanç Tatlitug dhe testohet për koronavirus

Kishte temperaturë dhe kollë, dërgohet në spital

Aktori turk mjaft i dashur për publikun shqiptar, Kivanç Tatlitug, ka qenë i karantinuar me bashkëshorten e tij në një shtëpi në fshatin Kemerburgaz për shkak të koronavirusit.

Disa ditë pas izolimit ai nuk është ndjerë mirë dhe është dërguar në spital, ku dyshohej se ishte prekur nga koronavirusi.

Pasi ka mbërritur në spital ai ka bërë një deklaratë për fansat e tij, ku shprehet se ka pasur simptoma si temeraturë dhe kollë pas karantinimit dhe shkoi direkt në spital.

"Përshëndetje të gjithëve, unë dhe bashkëshortja ime ishim mbyllur në shtëpi për 15 ditë. Megjithatë pas disa ankesave të mia, erdha në spital dhe mjekët më morën nën vëzhgim. Ju lutem mos u shqetësoni. Po pres përgjigjen e testit", shkroi aktori.

Në një postim tjetër të dytë, aktori ka njoftuar fansat se përgjigja e testit i kishte dalë negative.

"Erdha në spital sepse kisha temperaturë të lartë dhe kollë, kam pneumoni në një zonë të mushkërive. Mora trajtimin dhe  mësova se përgjigja për testin e Covid-19 ishte negative", shkruan Tatlitug.


EMISIONET