Kina nuk do të kufizojë eksportin e furnizimeve mjekësore në vendet e tjera

Kina nuk do të kufizojë eksportin e furnizimeve mjekësore në

“Kina nuk do të kufizojë sasinë e furnizimeve mjekësore që u dërgon vendeve që luftojnë me shpërthimet e koronavirusit”, tha Inspektori i Departamentit të Tregtisë së Jashtme Jiang Fan në një konferencë për shtyp ditwn e sotme.

"Ne nuk do të harrojmë se shumë vende na kanw ndihmuar në fazën e hershme të shpërthimit. Ndërsa virusi por vazhdon të përhapet globalisht, ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë dhe mbështetje për vendet përkatëse dhe rajone ", u shpreh ai.

Që prej 1 marsit, Kina ka eksportuar furnizime të mëdha mjekësore me vlerë 10.2 miliardë juanë (1.4 miliardë dollarë), përfshirë 3.86 miliardë maska, 37 milion rroba mbrojtëse, 16,000 ventilatorë, 2.8 milion komplete testimi, 8.4 milion syze dhe 2.4 milion termometra infra të kuqe, sipas Jin Hai , drejtori i Departamentit të Operacionit të Përgjithshëm në Administratën e Përgjithshme të Doganave.

EMISIONET