Për rreth 20 minita ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i ka kërkuar në zyrën e tij Gramoz Ruçit angazhimin e parlamentit për të bërë sa më shpejt funksionla Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Edhe miratimi i marrëveshjes për reformën zgjedhore është diskutuar në tryeëzën mes kryeparlamentarit dhe diplomates amerikane

SHBA kërkon nga institucionet shqiptare që të përshpejtohet plotësimi i vakancave në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë.

Për këtë arsye Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka shkuar në zyrën e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi për të kërkuar angazhimin e Parlamentit për ta bërë funksionalë Kushtetuesen.

Pas përplasjeve mes Kuvendit, Presidenit dhe ish-Kreut të KED, kjo çështje ka mbetur pezull pasi ende nuk ka një listim të emrave, edhe pse prej muajsh Presidenti dhe Parlamenti i kanë nisur emrat e kandidatëve për vakancat.

Ambasadorja është angazhuar personalisht edhe për reformën zgjedhore ku pas orëve të shumta negociatash si në tokë shqiptare dhe atë amerikane, PD dhe PS firmosen marrëveshjen e 5 qershorit në Pallatin e Kongreseve.

Për këtë arsye SHBA synon të shohë vullnet politik nga parlamenti shqiptar për të miratuar draftin e dakordësuar mes palëve dhe ndërkombëtarëve.

Edhe pse nga kjo situatë kërkojnë të përfitojnë edhe deputetët e opozitës parlamentare, të cilët ditën e martë do të raportojnë para këshillit të legjislacionit dhe komisionit të ligjeve për ndryshimin e sistemit dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Madje deputetët që morën karriget në kuvend pas djegies së mandateve nga ana e PS dhe PD kanë kushtëzuar votën e tyre për kodin e ri elektorale me ndryshimin e sistemit zgjedhor. 

Por për të dyja këto çështje tashmë topi është në  Kuvend, pasi beteja politike do të zhvillohet në komisionet parlamentare mes PS dhe deputetëve të rinj.


/Ora News.tv/