Ambasadorja Yuri Kim, së bashku me Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka ishin sot në bordin e anijes P-134 Butrinti, për një lundrim përgjatë gjirit të Vlorës.

Kjo vizitë ishte një tjetër shembull si Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria vazhdojnë të qëndrojnë "krah për krah" si aleate në NATO.

Përkushtimi i Shqipërisë ndaj NATO-s mbetet një përparësi kryesore për qeveritë e Shteteve të Bashkuara dhe shqiptare.

/Ora News.tv/