Kikia: Reagimi i policisë gjatë protestës për teatrin i ekzagjeruar, qytetarët po ushtronin të drejtat e tyre

Kikia: Reagimi i policisë gjatë protestës për teatrin i

Në studion e lajmeve në Ora News, gazetari Mentor Kikia, tha se reagimi i policisë gjatë protestës për shembjen e Teatrit Kombëtar ishte i ekzagjeruar.

Sipas tij, qytetarët po ushtronin detyrat e tyre që ia njeh kushtetuta dhe ligji.

Mentor Kikia: ''Rama ka një temperament agresiv, ka një artikulim shumë të mirë. Bën pjesë te njerëzit që nuk pranon lehtë gabimet. Por kur ulesh në atë karrige nuk je më thjesht njeriu që nuk pranon asgjë, njeriu që nuk tërhiqesh, njeriu që nuk pranon sfidën. Në momentin që ulesh në karrigen e kryeministrit, apo të një posti tjetër duhet të bësh ndarjen midis karakterit tënd që ke, dhe detyrimit që ka ajo karrige. Gjithë çfarë ndodhi në atë protestë, mendoj që nuk ka nevojë shumë për përsëritje, reagimi i policisë ishte i ekzagjeruar, i tepruar. Nëse policia ishte duke bërë detyrën, duhet të pranojmë se edhe qytetarët po bënin detyrën. Qytetarët ishin duke ushtruar një të drejtë që ia njeh kushtetua dhe ligji. Nuk jemi në kushtet kur këta ishin pushtues dhe kishin ardhur këta të rrëmbenin ntë mirat materiale të qytetit dhe këta duhet të shpëtonin qytetin.''

Intervista u dha për gazetaren Matilda Mcini.

EMISIONET