Këshilltari i Metës: Pakica që nuk njeh rotacion, e fymëzon Presidentin të ngjisë majat më të larta

Këshilltari i Metës: Pakica që nuk njeh rotacion, e fymëzon

Pas replikës së kreut të grupit të PS-së, Taulant Balla pas kthimit për rishqyrtim të ligjit për disa ndryshime në Kodin Penal nga Presidenti Meta, një tjetër reagim ka ardhur nga Presidenca.

Këtë herë është këshilltari i Presidentit, Tedi Blushi, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shkruan se ‘dhimbja’ që Balla shpreh për policët është një shaka që përmbys së qeshuri të gjithë pushuesit në plazh, që i dinë ‘bëmat’ e tij.

“Që t'i dhimbsen policët Tao Taos, kjo është një shaka që përmbys së qeshuri të gjithë pushuesit në plazh, të cilët e dinë veprimtarinë e tij plot bëma kundër ligjit dhe në shërbim të të fortëve”. 

Blushi shpjegon se Meta e ktheu për rtishqyrim ligjin për t'u bërë përmirësimet e domosdoshme për zbatim efikas.

“Presidenti i ka vlerësuar qëllimet pozitive të ligjit në parim, por i ka rikthyer ndryshimet e propozuara në Kodin Penal për t'u bërë përmirësimet e domosdoshme për zbatim efikas”.

Këshilltari i Presidentit sqaron se ky vendim i Metës erdhi në kushtet kur Gjykata Kushtetuese prej dy vitesh qëndron e bllokuar dhe ai ëhstë i detyruar të shqyrtojë me rigorozitet maksimal çdo ligj.

“Në kushtet kur Tao Tao drejton opozitën në Parlament dhe kur Tao Taot kanë bllokuar prej dy vitesh Gjykatën Kushtetuese, është detyrë e Presidentit të shqyrtojë me rigorozitet maksimal çdo ligj, me qëllim përmirësimin e tyre si në rastin konkret. 

Por halli kryesor i Tao Taove nuk është ky projektligj, por projekligji tjetër që është kthyer dhe që do publikohet nesër.”

Ai vijon më tej duke thënë se: “Pakica që nuk njeh rotacion, jo vetëm që nuk ia prish pushimet malore Presidentit me kërcënimet e saj të lodhura, por e frymëzon për të ngjitur maja më të larta në ditët që vijnë.

Ndërsa përsa i takon shtatorit, Presidenti është besimplotë se do ta gjejë në Majën më të lartë, atë të Korabit”.

EMISIONET