Kërpaçi: Qeveria i detyron maturantë të paguajnë 20 mijë lekë për aplikim në universitet

Përmes një postimi në Facebook, ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi shkruan se qeveria detyron maturantët të paguajnë 20 mijë lekë të vjetra për aplikimin universitar.

Ajo shton se në vend që të rrisin cilësinë e arsimit, qeveriapo i çon të rinjtë drejt emigrimit.

Kërpaçi: Qeveria e koncesioneve dhe taksave e ka kthyer Ministrinë e Arsimit nga tempulli i dijes në vendin e zhvatjes dhe vrasjes së ëndrrave të rinisë shqiptare! 20 mijë lekë të vjetra është tarifa që qeveria detyron të paguhet nga maturantët dhe familjet shqiptare për aplikimin universitar!

Kjo është tarifa e radhës pas kostove të mbuluara nga familjet e tyre me ekonomi të dobët, për portofolet e lëndëve, mësimin online dhe kërkesa të tjera gjatë vitit. Në vend që të rrisin cilësinë e arsimit, të krijojnë hapësira punësimi dhe të mbështesin të rinjtë, këta po i çojnë të rinjtë drejt emigrimit! Asnjë maturant nuk duhet të detyrohet të paguajë tarifa për arsim drejt një qeverie që ka luksin të shtrojë rrugë floriri, më të shtrenjtat në Evropë!


EMISIONET