Kërkohet nga Barcelona e Juventus, De Ligt zgjedh një tjetër skuadër

Kërkohet nga Barcelona e Juventus, De Ligt zgjedh një tjetër

Sirenat për Matthijs de Ligt sa vijnë e shtohen. Mbrojtësi, i cili u shpall dhe futbollisti më i mirë premtues (Golden Boy) për vitin 2018 kërkohet nga skuadrat më të mëdha të kontinentit, por në këtë pikë të sezonit mendon më shumë për Ajax-in.

"Në këtë pikë të sezonit ju nuk duhet të shpërqendroheni nga disa gjëra. Unë jam kapiten i këtij ekipi dhe në fund të sezonit unë do të vendos nëse ka ardhur koha për të bërë një tjetër hap. Unë jam fokusuar vetëm te Ajax, sepse gjithçka tjetër duhet të pyesni agjentin tim, Mino Raiola ose drejtorët e mi".-tha 21 vjeçari për "Tuttosport".

Interes për kartonin e tij kanë shfaqur skuadra si Barcelona apo Juventus, ndërsa pritet edhe një ofensivë e ekipeve angleze.

EMISIONET