Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta së bashku me aktorin e humorit, Bes Kallaku janë bashkuar për një nismë për Javën e Fëmijëve Jetimë.
Në një postim në Facebook, Meta tregon bashkëpunimin duke shtuar se ‘Jo vetëm shegët e Ijes janë të mrekullueshme’.
Pas kësaj, duke ruajtur notat e humorit aktori e publikoi postimin në Instagram me një pyetje dhe kërkesë të drejtpërdrejtë ndaj presidentit.
“Meqë vendi i zonjës parë është akoma vakant, a mund ta zërë Ija ime me part time? Hahaha.”, shkruajti ai.
Dihet se Ija është gjyshja e Besit që u bë e njohur me videot që vetë aktori publikonte në rrjete sociale, duke mos harruar të tregojë dashurinë që ka ndaj saj.
/oranews.tv/
/Ora News.tv/