Stresi dhe Kejsi prej shumë kohësh janë në qendër të vëmendjes përsa i përket jetës së tyre private dhe lidhjes shpesh herë në krizë.

Ditët e fundit Kejsi ka bërë disa postime në “Instastory”, ku na bën të ditur se i ka dhënë fund lidhjes me reperin. Në një mini-intervistë me ndjekësit, ajo ka treguar se nuk vjen më në Shqipëri sepse nuk ka asnjë arsye.

"Nuk kam çfarë të bëj në Shqipëri”, është përgjigjur Kejsi.

Në një postim tjetër ajo shkruan: Nëse tradhton dikë që është gati të bëjë gjithçka për ty, ti në fakt ke tradhtuar veten nga besnikëria e vërtetë.

Ndërsa ditën e sotme, Stresi ka postuar një foto në “Instastory” ku shprehet se dëshiron të bëhët baba.

"Marshallah, vetëm një fëmijë do të doja në jetën time, me vullnetin e Zotit", ka shkruar reperi.

Mos vallë ishte ky një mesazh që reperi ia dërgon Kejsit?!

/Ora News.tv/