Kavajë: Plagoset me armë zjarri 29-vjeçari

Kavajë: Plagoset me armë zjarri 29-vjeçari

Një 29-vjeçar është plagosur me armë zjarri në qytetin e Kavajës, në zonën e quajtur ish fabrika e letrës.

Motivet mbeten ende të paqarta, teksa i plagosuri u dërgua në spitalin e Durrësit, ndërsa autori i dyshuar është kapur nga policia.

''Si autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi V.H., 27 vjeç, banues në Kavajë, i cili fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas një ore e gjysem ndjekje dhe kerkimesh është bërë shoqërimi i tij për në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë'', thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET