Konflikt mes dy familjeve në Kavajë, plagoset me sëpatë 41-vjecari

Konflikt mes dy familjeve në Kavajë, plagoset me sëpatë

Një konflikt për çështje pronësie ka ndodhur mes dy familjeve në Golem të Kavajës.

Policia thotë se në pranga është vënë një 41-vjecar pasi goditi me sëpatë komshiun e tij 65 vjec.

Blutë e Kavajës kanë reaguar duke bërë të mundur mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit mes dy familjeve.

“Shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 41 vjeç, në Golem, Kavajë, i cili sapo ka parë Policinë ka tentuar të largohet, por është kapur dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë. Shtetasi S. M., gjatë konfliktit të ashpër me komshiun e tij, shtetasin T. A., 65 vjeç, e ka goditur këtë të fundit, me sëpatë, në trup, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. M., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov dhe një krehër me fishekë.

Materialet do t’i kalojnë prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET