Kavajës i premtohet 24 orë ujë në 2021

Kavajës i premtohet 24 orë ujë në 2021

Në maj të vitit 2021, Kavaja pritet të ketë furnizim 24 orë me ujë të pijshëm. Fale një investimi prej 8 milion dollarësh nga qeveria, atje ka nisur rikonstruksioni i plotë i Ujësjellësit, që kryebashkiaku Krali e cilëson plotësim i një ëndrre 30 vjeçare.

Mbi 42 mijë banorët e Kavajës në maj të vitit 2021 pritet të kenë furnizim me ujë të pijshëm 24 orë pa ndërprerje.

Me një fond prej rreth 8 milion dollarësh nisi rikonstruksioni i plotë i rrjetit ujësjellës dhe ndërtimit të një depoje të re.

Ai i jep zgjidhje problematikave aktuale të furnizimit me ujë dhe parashikon zgjerimin e qytetit deri në 60 mijë banorë.

“Është një vepër prej 8 milionë dollarë. Do të jetë një depo 5000 metër kub.”

Kryebashkiaku, Redi Krali, e cilësoi ndërhyrjen, realizim i një ëndrre 30- vjeçare të qytetarëve të Kavajës.

“Ëndrra e bashkëqytetarëve të mi merr jetë me furnizimin me ujë të pijshëm.”

Paralelisht, Bashkia e Kavajës po punon edhe për disa projekte të tjera të rëndësishme.

“Mbas disa ditësh do të vazhdojmë me projektin tjetër të ujërave të zeza me kosto 1.5 mld dollarë, të njësisë Luz i vogël dhe Golem.” 

Rrjeti shpërndarës i ujit do të ndërtohet i gjithi i ri, ndërsa abonentët do të pajisjen me sahat duke eliminuar kështu çdo mundësi të abuzimit me ujin e pijshëm.

EMISIONET