Katering del jashtë kontrollit, shkakton kaos në aeroport

Një katering ka shkaktuar kaos në  aeroportin O'Hare të Çikagos pasi humbi kontrollin. 

Katering hodhi gjithë ushqimin në pistë dhe  për pak u përplas me një avion.

Skena e çuditshme është kapur në videon. 

Në pamje shihet mjeti pa shofer që rrotullohet nëpër pistë dhe e gjithë ngarkesa e tij, përfshirë pije të konservuara, bie në asfalt.

Për të shmangur përplasjen e katering me aeroplanin e parkuar aty pranë, një prej punonjësve mori një mjet tjetër në aeroport dhe e përplasi duke e rrëzuar në asfalt.

Ndërkohë po hetohet incidenti në  Aeroportin Ndërkombëtar O'Hare të Çikagos.




EMISIONET