Katër lojtarë humbasin Leganes, sulmuesi kapet "mat" në Londër

Katër lojtarë humbasin Leganes, sulmuesi kapet "mat" në

Nuk kanë fund problematikat për Realin e Madridit.

Sikur të mos mjaftonin rezultatet negative në kampionat, klubi "Los Blancos" po vuan mungesat. Spanjollët vazhduan ditën e sotme përgatitjet për ndeshjen kundër Leganes, ku bien në sy tre mungesa. Bëhet fjalë për Gareth Bale, Nacho dhe Marco Asensio.

Ndërkaq, Zidane nuk do të ketë në dispozicion as mbrojtësin, Alvaro Odriozola i pezulluar. Për të krijuar akoma dhe më shumë zhurmë në "Santiago Bernabeu" ka menduar, Bale, i cili ka udhëtuar drejt Anglisë. Sulmuesi është parë në aeroportin e Londrës.

Nuk dihet shkaku i këtij udhëtimi, por nuk përjashtohet një mundësi për tu takuar me drejtues të skuadrave të Premier League, të Manchester United dhe Tottenham Hotspur.

EMISIONET