Katër fitore radhazi, Egbo: Tirana e meritoi, goli ishte i rregullt

Katër fitore radhazi, Egbo: Tirana e meritoi, goli ishte i rregullt

Tirana mundi Bylisin me rezultatin 2-1 në "Selamn Stërmasi" duke marr vendin e dytë në tabelën e klasifikimit.

Bardheblutë regjistrojnë fitoren e 4-tërt radhazi me në krye trajnerin Emanule Egbon. Tekniku i kryeqytetasve në përfundim të sfidës u shpreh se skuadra e tij e meritoi fitoren kundër mallakastriotëve dhe se goli në fund të sfidës nga Majkëll Ngoo ishte i rregullt.

"Tirana fitoi sepse duroi deri ne minutat e fundit, duke vazhduar me presingun e lartë. Bylisi mbrojti me 9 lojtarë në momentet që doli me karton të kuq. Te goli i dytë ka qenë një rrëmujë, topi u përplas në shumë lojtarë. Më shumë ka zënë topi në dorë lojtarin e Bylisit. Nuk shoh asnjë faull. Është gol i rregullt", përfundoi Egbo.

EMISIONET