Karantina në shtëpi e të dënuarve, përfituesit duhet të kenë edhe miratim e familjarëve

Karantina në shtëpi e të dënuarve, përfituesit duhet

Prej dy ditësh të burgosurit në të gjithë vendin po njihen me aktin normativ të qeverisë, për leje të perkohshme tremujore. Ata që mendojnqë se i plotësojnë kriteret kanë nisur të paraqesin kerkesat  të cilave do tu jepet përgjigje nga komisioni brenda 5 diteve. 

Të burgosurit që përfitojnë nga akti normativ për  leje  tre mujore kanë nisur plotësimin e dokumentacionit për t'ia paraqitur komisioneve të ngritura në çdo burg.

Por krahas viteve te burgut apo epikrizave të dënuarit nuk do të përfitojnë nëse  nuk kanë edhe një dokument të firmosur nga familjari ose familarët, të cilet do të pranojnë atë në banesë.

Afati që u është lënë të dënuarve që përfitojnë është 5 ditë, afat ky që  të dënuarit i kthehet përgjigjja dhe nisin procedurat për të dalë me leje tre mujore.

Kjo është nje metodë që aplikohet për herë të parë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe personat që përfitojnë janë mbi ose në moshën 60 vjeç dhe që vuajnë  nga ndonjë sëmundje kronike.

Pavarësisht lejes së dhënë të dënuarve nuk u lejohët të dalin nga banesa apo të levizin jashtë qytetit dhe ne rast se konstatohet shkelja e ketyre rregullave edhe leja për ta do të pezullohet.

Sipas Ministres së Drejtësisë nga ky akt normativ përfitojnë rreth 600 të dënuar, por jo të gjithë ndoshta do tu pranohet kërkesa, dhe kjo për shkak të kushteve.     

EMISIONET