Kapet momenti i luftës mes dy minjëve nëntokë, shpallet fotoja më e bukur në botë

Kapet momenti i luftës mes dy minjëve nëntokë, shpallet

Minjtë e tërbuar në nëntokën e Londrës fituan konkursin vjetor të Muzeut të Historisë Natyrore. Këtë foto e ka realizuar fotografi Sam Roëley i cili u shtri në tokë dhe fotografoi përleshjen e minjëve.

Në këtë konkurs u dorëzuan 48.000 mijë foto nga 100 vende të botë, nga ku u zgjodhën vetëm 25. Nga këto 25, çmimin e parë e fituan minjtë nën tokë.

Trupi gjykues tha: “Sam zbuloi mënyrën më të mirë për të fotografuar minjtë që banonin në nëntokën e Londrës dhe ajo që kishte kapur ishte mjaft mbresëlënëse. Ai pa momentin më të rëndësishëm kur minjtë po luftonin me njëri-tjetrin për disa copëza ushqimi që kishin rënë nga kalimtarët. Kjo zënkë zgjati shumë pak dhe të dy shkuan në rrugët e tyre të ndara”.

EMISIONET