Një 45 vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Audi” të shtetasit me iniciale D.S., në banues në Vlorë në vendin e quajtur “Ura e Mbrostarit”, autoritetet gjetën një armë zjarri pistoletë dhe 1 krehër me 12 fishekë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D.S., 45 vjeç, banues në Vlorë” – njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Armëmbajtje pa leje".

/Ora News.tv/