Kanada, shkon në 22 numri i viktimave nga sulmi i armatosur në fundjavë

Kanada, shkon në 22 numri i viktimave nga sulmi i armatosur në

Numri i viktimave nga sulmi i armatosur në fundjavë në shtetin Nova Scotia në juglindje të Kanadasë, është rritur në 22, shkruan BBC.

Në deklaratën e policisë së Nova Scotia, thuhet se në sulmin e sulmuesit Gabriel Wortman (51), që filloi në natën e 18 prillit të shtunën dhe vazhdoi deri më 19 prill orët e pasdrekës, kanë humbur jetën 22 persona.

Viktimat e fundit janë një 17-vjeçar një grua shtatzënë dhe një oficer veteran.

Nova Scotia azhurnoi numrin e vdekjeve nga sulmi në një deklaratë të martën e 21 prillit, së bashku me një afat kohor të përafërt të ngjarjeve.

Policia kishte paralajmëruar më parë se numri i të vdekurve mund të rritet ndërsa kontrolloi 16 skenat e krimit të veçantë në veri dhe qendër të Nova Skocisë.

Më 19 prill, të paktën 16 persona mbetën të vrarë nga një sulm i armatosur.

Autori 51-vjeçar, Gabriel Uortman, ishte me profesion stomatolog, dhe në momentin e sulmit mbante një uniformë dhe qarkullonte me një makinë të veshur me shenja policie.

EMISIONET