“Ka muzikë në shtëpinë e madhe”

“Ka muzikë në shtëpinë e madhe”

Ka guxuar të shkruajë për dashurinë, për marrëdhëniet njerëzore, partnerin, familjarët e miqtë e ngushtë. E rritur në një familje shkrimtaresh, Aja Çela botoi librin e saj të parë “Ka muzikë në shtëpinë e madhe” në moshën 17 vjeçare.

Ajo ka nisur të shkruajë që 12 vjeç dhe lehtësisht vihet re një penë e zhdërvjellët dhe guximshme që trajton temat më të forta të jetës.

Aja Çela: Trajton të gjithë spektrin e dashurisë, jo vetëm atë për partnerin, por dhe dashurinë për familjen, prindin, për jetën”

Aja bie në sy për formimin letrar i trashëguar nga e ëma Arta Sakja dhe tezja e saj Aida Sakja, të dyja poete të njohura. “Ka muzikë në shtëpinë e madhe” është tregimi i preferuar i Ajës, nga ka marrë titullin dhe libri, i cili është vetëm fillimi i një karriere letrare që premton shumë.

EMISIONET