Si futbollist luajti suksesshëm me disa nga skuadrat më të mëdha në kontinentin Europian, David Beckham dëshiron që të njëtën gjë të bëj edhe si drejtues.

Klubi më i ri amerikan, Inter Miami, do të debutojë në 2020 në Major League Soccer dhe pronari i tij, David, synon emra të mëdhenj në merkato. Një prej tyre është Ever Banega, fantazisti argjentinas, i cili ka kontratë deri në fund të sezonit aktual me Sevillan (rinovimi është kthyer në një problem mes palëve).

Banega është më i paguari i ekipit dhe Monchi nuk i ofron të njëjtat shifra për të rinovuar, çka po shtyn lojtarin të largohet, ku në plan të parë është Inter Miami.

/Ora News.tv/