Juventus pokërkon një zëvendësues për Gonazalo Higuain. Argjentinasi do të largohet në fund të sezonit, ndërsa Milik dhe Icardi janë dy emrat që kryesojnë listën e “Zonjës së Vjetër”. 

Por ky është plani për të ardhmen e afërt. Kampionët e Italisë shohin akoma më larg dhe mendojnë për atë që do të jetë pasardhësi i Cristiano Ronaldo.

Sipas mediave italiane, i përzgjedhuri është Erling Haaland. Sulmuesi norvegjez i Borussia Dortmund kërkohet nga klubet më të mëdhenj të Europës, por të gjithë presin verën e vitit 2021 kur hyn në fuqi klauzola 70 milion euro që sulmuesi ka firmosur në kontratën me klubin gjerman.

/Ora News.tv/