Juventus mendon për merkaton, parashikohen 250 mln euro fitime nga shitjet

Juventus mendon për merkaton, parashikohen 250 mln euro fitime nga shitjet

Pas shpenzimeve marramendëse në merkato, Juventus po planifikon të shesë.

Gjiganti italian besohet se ka shpenzuar shumë për të sjellë në Torino emra të rëndësishëm dhe gjatë merkatos së janarit 2020 do të synojë depozitimin e një shumë të majme fitimesh. Bëhet fjalë për 250 milionë euro, me drejtorin sportiv, Fabio Paratici që beson se këtë do ta bëj me largimin e 4 futbollistëve të cilët kanë dalë nga planet e trajnerit, Maurizio Sarri.

I pari në listën e lojtarëve që do të largohen përgjithmonë nga klubi në janar është sulmuesi veteran, Mario Mandzukic, që kërkohet prej kohësh nga gjiganti i Premier League, Manchester United.

Por kroati nuk është lojtari i vetëm që kërkohet nga "djajtë e kuq". Tre herë kampionët e Europës kanë  vënë në shënjestër edhe mesfushorin gjerman, Emre Can. Listën e plotësojnë dyshja Marko Pjaca dhe portieri, Mattia Perin, të cilët nuk kanë mundur të fitojnë besimin e teknikut italian. Ndryshe nga Mandzukic e Can, Pjaca e Perin mund të largohen fillimisht në formulën e huazimit me të drejtë blerje.



EMISIONET