Ju flet Moska - Sgarbi rihapi debatin e çështjes ilire në historinë shqiptare

Ju flet Moska - Sgarbi rihapi debatin e çështjes ilire në

Emisioni "Ju flet Moska" në RTV Ora trajtoi këtë të mërkurë (17 qershor) debatin që ka krijuar deklarata e gazetarit italian Vittorio Sgarbi se Bylisi është një qytet grek.

Myftaraj: Këto thëniet e personalitetit publik italian Vittorio Sgarbi për një qytet të vjetër në Shqipëri. Kam komentuar me një vonesë, taktike dhe jo harresë. Vittorio Sgarbi është historian arti, e më pas është marrë me gazetari televizive dhe emisione. Është marrë me politikë, ka një veprimtari të shumëanshme. Sgarbi gjastë vizitës në Shqipëri në fillim të muajit qershor krijoi një debat të madh duke e quajtur Bylisin qytet grek dhe pastaj filloi kori i kritikave ndaj tij nga shqiptarët, arkeologë e historianë e në media e rrjete sociale të cilët e qortuan rëndë për këtë thënie.

Aq sa ai me ironinë e tij më duket mua, në një nga llogaritë e tij të tjera në Facebook ai tha që është kufiri mes Greqisë dhe Shqipërisë. Edhe kjo thënie që ishte më e rëndë nuk shkaktoi ndonjë reagim sepse i bie se kufiri mes Greqisë dhe Shqipërisë të jetë në veri të Vlorës. Sgarbi e ka pasur fjalën për kufirin mes Ilirisë dhe Greqisë së vjetër. Ky debat me Sgarbin nuk do të kishte rëndësi sikur në anën e tij të mos kishte qenë e gjithë shkenca e njohur botërore. Ne nuk kemi arritur të fitojmë mbështetjen e shkencës së njohur botërore, sepse nëse do të shkoni në të gjitha departamentet e arkeologjisë së vjetër në universitetet më të mira të botës do të gjeni versionin e Sgarbit atje, jo versionin që mbrojtëm këto ditë. 

Për më shumë shikoni videon e emisionit të plotë

EMISIONET