''Ju flet Moska'' - Pse nuk do të ketë koalicion para ose pas zgjedhor PS-PD

''Ju flet Moska'' - Pse nuk do të ketë koalicion

Emisioni "Ju flet Moska" në RTV Ora nga Kastriot Myftaraj, u ndal te marrëveshja e reformës zgjedhore dhe se pse nuk do të ketë një koalicion para ose pas zgjedhor PS-PD.

Kastriot Myftaraj: ''Marrëveshja e 8 qershorit për disa procedura, nuk e di si mund të quhet ndryshe sepse kaq u arritën, nuk u arrit një marrëveshje kryesore për ndryshimin e sistemit zgjedhor, çka ishte dhe objektivi. Kjo marrëveshje arriti më tepër disa skicime, realizime të strategjive të partive të mëdha në zgjedhjet e ardhshme, sesa qëllimin që kishte vendosur, reformën e plotë zgjedhore dhe që e kishin shpallur partnerët ndërkombëtarë, mbikëqyrjet e e të cilit mbaheshin bisedimet për këtë çështje.''

''Çuditërisht, pas kësaj marrëveshjeje, e arritur atëherë kur mendohej se nuk do të kishte marrëveshje, kanë filluar të shtohen zërat se do të ketë një koalicion PD-PS në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2021. Ky koalicion e përjashton LSI-në, se nëse është koalicion PD-PS-LSI, atëherë pjesa në pushtet e partisë më të madhe PS zvogëlohet shumë. I vetmi përfitim i imagjinuashëm i PS për të marrë pjesë për të në një koalicion të tillë, me një nga partitë e mëdha opozitare, është që të përjashtojë njërën prej tyre, më saktë LSI-në nga politika e madhe.''

Për më shumë shikoni videon e plotë të emisionit.

EMISIONET