Emisioni "Ju flet Moska" në RTV Ora trajtoi këtë të enjte (18 qershor) prezantimin e Zef Mazit si kryenegociator i Shqipërisë në negociatat.

Myftaraj: Njeriu që do të drejtojë bisedimet për anëtarësim Shqipëri-BE dhe ky është Zef Mazi, një diplomat i ardhur nga fusha e përkthimeve. Ai që të bën përshtypje është se Mazi është në listën e zezë të Greqisë, që nënkuptojmë se është i papëlqyeshëm nga një shtet. Kjo nuk është një listë e zezë kriminelësh.

Arsyeja pse ai është në këtë listë të zezë, është se në vitin 2002 ai ka përkthyer një libër më titull “Greqi dashnorja e perëndimit dhe gruaja e lindjes”. Ky është një kapitull i një libri me titull “Fantazmat Ballkanike” i një autori amerikan që ka jetuar në vitit ’80 në Greqi. Presidenti Klinton kur kërkoi një libër se çfarë po ndodhte në Jugosllavi lexoi këtë libër. 

Sipas autorit ajo është një dashnore e perëndimit, por është e martuar me lindjes. Pra udhëheqësit sillen si perëndimorë, por janë despotë. Kur Mazi përkthye këtë kapitull ishte shkëputur nga diplomacia dhe kthehet pastaj.  Ai ka përkthyer shumë libra qysh nga vitet ’80, por thotë se ka përkthyer një kapitull, duke mos e përmendur Greqinë. Grekët kanë arsyet e tyre për të mos e pëlqyer këtë libër,  po ashtu për të mos e pëlqyer edhe Mazin. 

Ne do të kemi negociata të vështira shumë me Greqinë dhe në këtë rast sikur i bëhet një sfidë e panevojshme Greqisë, duke i nxjerrë përballë njeriun që e ka ngacmuar këtë shtet. 

/Ora News.tv/