"Ju flet Moska", Greqia: Pushtojmë Shqipërinë nëse Turqia merr ishujt

"Ju flet Moska", Greqia: Pushtojmë Shqipërinë nëse

Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj analizoi mbrëmjen e sotme deklaratat dhe shfaqen që presidenti grek dha javën e kaluar në një ceremoni në Janinë, duke hipur mbi një tank ushtarak.

Myftaraj: Një ngjarje shumë interesante ka ndodhur javën e kaluar. Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, në një veprim krejt të veçantë për një burrë shteti, kryetar shteti, në një ceremoni të mbajtur në Janinë hipën në një tank ushtarak aktiv në mes të qytetit me një oficer të ushtrisë greke dhe këtë e bën për të dhënë një lloj mesazhi militarist, kërcënues ndaj armiqve që rrezikojnë Greqinë.

Është normale që shtetet e kanë ushtrinë për tu mbrojtur nga rreziqet dhe në momente të caktuara të rreziqeve të mëdha del vetë kryetari i shtetit dhe jep mesazhe të tilla. E veçanta është vendi ku u zgjodh për tu dhënë mesazhi, Janina. Mediat shqiptare dhe ato të huaja e dhanë lajmin me interes, me kureshtje por e lidhën atë me shkallëzimin e tensionit ushtarak mes Greqisë dhe Turqisë në detin Egje.Kohët e fundit ka pasur një tension të shtuar ushtarak me skërmitje midis avionëve ushtarak dhe anijeve të dy palëve dhe kjo u bë shkak që Presidenti grek ta gjejë të arsyeshme ti japë Turqisë por dhe Europës një mesazh të tillë.

Kur them Europës, del diçka interesante dhe në fjalët e Presidentit i cili në majë të tankut ka thënë: Ne grekët, një popull i paqes dhe demokracisë dimë si të mbrohemi kundër çdokujt kur është e nevojshme, si të mbrojmë kufijtë tanë, integritetin territorial dhe sovranitetin kombëtar që tani përfshin territorin dhe sovranitetin europian.Greqia është vend anëtar i BE. Interesant është fakti se nuk ka përmendur NATO-n dhe pse është anëtare.

Më tej ka thënë: Greqia është një forcë e qetë që respekton fqinjët e saj por nuk trembet nga armiqtë e saj dhe Forcat e saj të Armatosura janë në gjendje ta provojnë këtë në çdo kohë.

Për momentin nuk mund të thuash se Shqipëria përbën kërcënim ushtarak për Greqinë. Raporti i Forcave Ushtarake është absolutisht në favor të Greqisë, Shqipëria praktikisht nuk ka ushtri, nuk ka forcë goditëse ushtarake, as mbrojtëse. Greqia është një vend shumë  i armatosur, me forcë të madhe goditëse dhe mbrojtje ushtarake, me armatim modern të gjitha llojeve.

Greqia kërcënohet nga Turqia në momentet që flasim, kanë ardhur deklarata kërcënuese nga Turqia dhe që janë kundërpërgjigje e ambicies së Greqisë për të shtyrë kufirin detar, të përhershme këto që herë pas herë shpërthejnë deri në krizë. Për të shtyrë kufirin detar në atë mënyrë që zbret deri në vijën bregdetare të Turqisë kontinentale, e kam fjalën për ishujt Egje, ishuj grekë shumë afër Turqisë. Turqia ka bërë kërcënime të sakta dhe veprime ushtarake për ta ndaluar ose për ti dhënë të kuptojë që nëse pala tjetër vazhdon kështu do të pushtoj ishujt. Kërcënimi i përhershëm i Turqisë është pushtimi i ishujve pranë territorit turk, dhe Qiproja greke që rrezikon e para në rast të këtij konflikti.

Greqia e di që nëse konflikti mes dy palëve merr këtë drejtim, Turqia me lehtësi të madhe arrin të pushtojë ishujt që i ka pranë territorit të vetë, tokës kontinentale.

 Në këtë rast Greqisë i mbetet si mënyrë kërcënimi një sulm frontal në atë zonën e Stambollit në veri, në kufirin tokësor mes dy vendeve por ky do të ishte sulm me kosto të madhe njerëzore gjë që Greqia nuk mund ta përballojë.Nuk e ka vendi fuqinë morale të humbë 100 mijë ushtarë në një luftë frontale në kufirin greko-turk tokësor me synim kryesor Stambollin.

Kthehet dhe bën një lloj shantazhi dhe ndaj BE, duke bërë këtë ceremoni me tank në Janinë që ne do sulmojmë. Nëse kërcënimi do ti adresohej Turqisë, duhet të ishte bërë ose në ndonjë nga këta ishujt pranë territorit turk, ose në një qytet në kufi me Turqinë, në veri, në Trakë.Nëse do i adresohej Maqedonisë, që nuk ka gjasa, duhet të ishte bërë në një qytet në kufi me Maqedoninë.

Është bërë në një qytet shumë larg kufijve të Maqedonisë, Turqisë, në një qytet shumë pranë Shqipërisë. Me këtë Greqia thotë: Nëse Turqia më merr ishujt unë do të pushtoj Shqipërinë.

Shkelje sovraniteti për shkelje sovraniteti.Se deri ku do ta pushtojë, Shqipërinë e jugut apo dhe më lart, kjo është një gjë që varet dhe nga fuqitë e mëdha se Shqipëria nuk ka fuqi ushtarake për ta mbrojtur veten. Ndaj këtij kërcënimi të qartë grek i ardhur nga kreu i shtetit hesht shteti shqiptar, heshin partitë politike, opozita, hesht qeveria.

Çdo shtet serioz duhet të kishte thirrur ambasadorin e Greqisë në Tiranë brenda ditës.Duhet ti kishte thënë: Çfarë është ajo ceremoni atje në Janinë, me kryetarin e shtetit që hipën në majë tankut? Kujt armiku i adresoheni ju që do të luftoni, me sa dimë nuk kemi ndonjë..Dhe grekët thonë që ligji i luftës është një rudiment, nuk është shkak për veprime ushtarake të kohës së sotme. Në të njëjtën mënyrë duhet të kishte vepruar dhe Ambasadori shqiptar në Athinë, me porosi të qeverisë, duhet të kishte shkuar në Ministrinë e Jashtme të kërkonte shpjegime.

Fakti që shteti shqiptar hesht është shumë i rëndë dhe kompromentues për qeverinë në rradhë të parë se kjo tregon se presidenti grek kur e bëri atë deklaratë e dinte se nuk do të kishte reagim. Se nëse do kishte reagim dhe do bëhej zhurmë e madhe nuk do ta bënte atë deklaratë.

Shqipëria kishte të drejtë dhe ka të drejtë të thërrasë urgjentisht mbledhjen e këshillit politik të NATO-s dhe ti kërkojë shpjegime Greqisë. Përplasja ushtarake greko-turke është një gjë shumë e mundshme të ndodhë. Dhe tani e dimë se çfarë do të bëjë Greqia, do të pushtojë së paku Shqipërinë e jugut në këtë rast.


EMISIONET