Johnson bisedë telefonike me Trump: Covid-19 kërkon veprim të koordinuar ndërkombëtar

Johnson bisedë telefonike me Trump: Covid-19 kërkon veprim të

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump, teksa vazhdon trajtimin e tij kundër koronavirusit.

Johnson, që aktualisht gjendet në rezidencën e tij shtetërore, pritet që të flasë edhe me Mbretëreshën Elizabeta II më vonë gjatë kësaj jave, shkruan BBC.

Zëdhënësit qeveritarë kanë thënë se kryeministri britanik aktualisht nuk është duke marrë pjesë në procedura zyrtare të qeverisë, megjithatë merr përditësimet e fundit nga zyrtarë të lartë.

Aika falënderuar Trumpin për urimet që i ka bërë derisa ai nuk ka qenë mirë me shëndet.

Sipas njoftimeve, të dy zyrtarët është thënë të kenë diskutuar bashkëpunimin Britani- Shtetet e Bashkuara, në luftën kundër pandemisë Covid-19, dhe kanë arritur pajtueshmëri për përgjigjen e koordinuar ndërkombëtare.

EMISIONET