Jeta e Angelina Jolie në rrezik, u gjet bombë e pashpërthyer pranë saj

Jeta e Angelina Jolie në rrezik, u gjet bombë e pashpërthyer

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë xhirimeve të “The Eternals”. Aktorët  u evakuuan pasi në vendin ku po xhironin u gjet një bombë e pashpërthyer.

Xhirimet ndaluan dhe kasti, përfshirë Angelina Jolie dhe Richard Madden, u transportuan drejt Fuerteventura në ishujt Kanare sapo u zbulua bomba.

Bomba u hoq nga ekspertët dhe u sigurua zona, prandaj shumë shpejt mund të rifillojnë xhirimet.

Sipas ekspertëve bomba mund të ishte aty prej dekadash, por nuk dihej çfarë mund të ndodhte nëse ajo do të prekej.

Dyshohet se bomba është përdorur gjatë Luftës së Dytë Botërore nga gjermanët.

Kasti i filmit përfshin edhe emra të tjerë të njohur si Salma Hayek, Brian Tyree Henry, Kumail Nanjiani dhe Kit Harington, që nuk ishin të pranishëm në xhirime në kohën që ndodhi incidenti.

EMISIONET