"Jemi ende në fazë aktive të epidemisë", Manastirliu: Janë më shumë se 100 vatra të COVID-19

"Jemi ende në fazë aktive të epidemisë",

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se  “jemi ende në një fazë aktive të epidemisë, ku aktualisht kemi 272 persona aktivë të prekur nga COVID19 dhe po bëhet një punë shumë e madhe për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të infeksioni”.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Ministrja Manastirliu deklaroi se do të tregohemi shumë të kujdesshëm për fazat e ri-hapjes.

“Jemi drejt një strategjie rihapje por jemi duke u treguar shumë të kujdesshëm. Duhet të vijojnë të respektohen masat e distancimit dizik të cilat deri më sot kanë dhënë rezultat për të mos patur një incidencë të lartë”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se janë 773 raste pozitive me COVID19, prej tyre 60% janë të shëruar. Ndërsa kanë konstatuar se deri tani janë 100 vatra të virusit.

“Sot konstatojmë shpërthime në vatra familjare, janë më shumë se 100 vatra dhe po bëhet një punë e madhe për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të infeksionit. Është një punë shumë e madhe që po bëhet nga mjekët, infermierët, epidemiologët në terren”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë than ë Kuvend se hapja e një seri biznesesh në fillimin e kësaj jave është pjesë e strategjisë së rihapjes, për të vlerësuar situatën për dy javët që pasojnë.

EMISIONET