Ndarja e Norës dhe Robertit ka qenë mjaft e komentuar në media. Çifti i dha fund lidhjes disa vjeçare në gushtin e kaluar dhe ngjalli kuriozitet nga i gjithë publiku.

Pavarësëisht ndarjes, çifti na i ka vërtetuar se ruajnë një raport të mirë shoqëror dhe kjo për hir të vajzës së tyre.

Së fundmi, Roberti dhe Nora janë bërë së bashku për të festuar ditëlindjen e vajzës së tyre Renee. Ata organizuan një festë përrallore për 5-vjetorin e Renee në kopshtin e shtëpisë.

Roberti ka postuar një foto nga festa dhe i bën urimin më të ndjerë që një baba mund t’i bëjë fëmijës së vet.

"Të të kem ty fëmijë më bëri të kuptoj sa e bukur është jeta. Buzëqeshja jote ma zbukuron ditën. Trëndafilat janë të bukur, ëmbëlsirat janë të mira, por të të kesh ty bijë nuk krahasohet me këto dhe me talentet e tua e personaliteti tënd të mrekullueshëm. Ti je e ëmbël, fenomenale dhe e mrekullueshme, e mbështjellë në një paketë që unë e quaj: Bijë. Ti ke qenë dhe mbetesh dashuria e mamit dhe babit. Gëzuar ditëlindjen Renee", ka shkruar Roberti.




/Ora News.tv/