Së fundmi, Klaudia Pepa ka marrë pjesë në videoklipin e këngëtarëve të njohur Giulia Luzi dhe Samuel Storm, “Mon Amour”, ku ka shkëlqyer me performancën e saj.

Klaudia është një balerinë mjaft e talentuar e cila ka korrur një sukses të madh edhe në Itali. Pas publikimit të këngës e cila mund të kthehet shumë shpejt në një hit, balerina ka marrë mbështetje dhe urime të shumta nga miqtë e saj. Një ndër ta ka qenë edhe ish-bashkëshorti i saj, balerini Albi Nako.

Ai ka publikuar një foto të Klaudias gjatë performancës në klip dhe e quan atë “Mbretëreshë”.

Deklaratat që ata kanë bërë për njëri-tjetrin dëshmojnë se ata vazhdojnë të ruajnë një miqësi të mirë edhe pas divorcit.


/Ora News.tv/