Ja fotografia që zbulon gjendjen e Majk pas aksidentit

Reperi Majk ka treguar gjendjen e tij vetëm pak minuta pasi u raportuar se ka pësuar aksident me makinë.

Në fotografinë e publikuar në Instastory, Majk shfaqet i buzëqeshur dhe pa asnjë dëm fizik. Ndërkohë nuk dihet çfarë dëmesh materiale ka pësuar makina e tij luksoze.

Kujtojmë se Indeksonline raportoi për aksidentin ku u përfshinë dy makina. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë dhe reperi ka qenë duke drejtuar makinën e tij të tipit ‘Porsche’.

Milaim Fejzullahu, komandanti i Policisë së Trafikut në kryeqytetin e Kosovës tha se personi që pësoi lëndime trupore u dërgua për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ai shtoi se aksidenti ndodhi prej mosrespektimit të shenjave rrugore në trafik. 

EMISIONET