Italia ka regjistruar sot 53 viktima e 379 të infektuar më shumë.

Në 24 orët e fundit është regjistruar një rritje e rasteve pozitive të personave me koronavirus e vetëm 4 rajone në pjesën verore e qendrore të vendit nuk kanë shënuar asnjë person të infektuar.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur deri më sot më 31 167 e të infektuarit më 236 142.

Persona të shëruar nga Covid 19 në Itali janë 171 338 .

Në 24 orët e fundit janë 1399 të shëruar më shumë.

Pacientë aktivë me Covid në Itali janë aktualisht 30 637.

Pacientë që po kurohen në struktura spitalore janë 4320 e 249 janë të shtruar në repartet e terapisë intensive.

Deri më sot në Itali janë kryer 4 381 349 tamponë.

/Ora News.tv/