Italia aktivizon aplikacionin "Immuni" për të gjurmuar të infektuarit me Covid

Italia aktivizon aplikacionin "Immuni" për të gjurmuar

Prej disa orësh në të gjithë territorin kombëtar italianë është aktiv aplikacioni Immuni, sistemi i gjurmimit i studiuar për të parandaluar vatrat e pandemisë së Covid 19.

Ky aplikacion mund të shkarkohet në të gjithë telefonat celularë gratis.

Është realizuar nga kompania milaneze Bending Spoons dhe është zgjedhur nga Ministria italiane e Inovacionit si aplikacioni më i mirë për të gjurmuar personat e infektuar nga koronavirusi.

Alikacioni është analizuar nga Enti i Garantit Publik të Privacy, i cili ka kërkuar modifikimin e disa instrumenteve të tij për të garantuar privatësinë e çdo qytetari që e shkarkon.

Apikacioni Immuni duhet të përdoret nga persona mbi moshën 14 vjeç, të cilët regjistrojnë rajonin e provincën ku jetojnë.

Nëse rezultojnë pozitiv nga koronavirus me vullnetin e tyre të lirë mund të sinjalizojnë infektimin e t'i japin mundësi aplikaciionit për të gjurmuar të gjithë personat me të cilët kanë hyrë në kontakt.

Deri më tani ky aplikacion është shkarkuar nga 2 milionë qytetarë italianë e falë tij pak orë më parë rajoni Marche sinjalozoi dy persona të cilët janë vënë në kontakt me një person i cili ka rezultuar pozitiv me Covid 19.

Aplikacioni përmban dhe një ditar shëndeti ku përdoruesi regjistron çdo ditë gjëndjen e tij shëndetësore e që përditësohet në aplikacion në rast se shfaqen simptoma të ngjashme me virusin.

EMISIONET