“Isha xheloz e ajo shumë e bukur”, Sabri Fejzullahu tregon pse ia ndaloi muzikën bashkëshortes

“Isha xheloz e ajo shumë e bukur”, Sabri Fejzullahu tregon pse

Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu ka folur si rrallë herë për gruan e tij në emisionin “NIN”. Ai ka rrëfyer se ia ka ndaluar muzikën gruas së tij në fillim të marrëdhënies sepse ishte shumë xheloz dhe ajo ishte shumë e bukur.

 “Shumë e bukur ka qenë edhe e bukur është ia hëngsha shpirtin. Po ma mer dikush”, është shprehur Sabriu.

Këngëtari ka treguar gjithashtu se e sot e kësaj ditë, gruaja e tij Nera ia përmend këtë fakt dhe i mbushen sytë me lot. Nuk ka gjë më të keqe se t’i ndrydhësh dikujt ëndrrë.

“Ka qenë aq e apasionuar pas muzikës saqë e sot e kësaj dite rri zgjuar çdo mbrëmje për të ndjekur ceremonitë e çmimeve Grammy”, është shprehur ai.

Këngëtari ka premtuar se natën e vitit të Ri do këndojë një këngë me gruan e tij që me shumë mundësi do mbahet mend shumë gjatë.

EMISIONET