Në puntatën e fundit të sezonit të parë të emisionit ‘Glamour Zone’ në RTV ORA, ka qenë moderatori Ermal Peçi. Pa komplekse, ai ka rrëfyer histori nga më të ndryshmet të jetës së tij private, madje ajo që Ermali veçoi ka ndodhur në Greqi disa vite më parë, ku ai u deh dhe e larguan nga buzuku.

Ester Bylyku: A je dehur ndonjëherë? Dhe a ke ndonjë histori të turpshme?

Ermal Peci:Më ka ndodhur njëherë në Greqi. Kur shkoj andej më krijohet një lloj lirshmërie, ndaj i provoj të gjitha. Jam dehur pafund, kam kërcyer mbi tavolina, më kanë nxjerr jasht në Athinë, ajo ka qenë perlë fare (qesh). Isha një budalla në mes të tavolinës që kërcente, normalisht që do vijnë disa ‘security’ (truproja të buzukut), dhe të thonin: “Dera është atje dhe mund të dalësh”. Vazhdova të kërceja dhe e gjeta veten jasht buzukut

/Ora News.tv/