Një ish-ushtar ka terrorizuar të dashurën e tij adoleshente duke derdhur lëng gërryerës mbi kokën e saj dhe duke e goditur më majën e një stilolapsi.

Shoferi i kamionit, Stephen Williams, 30 vjeç, detyroi vajzën, e cila ishte 18 vjeçe, të hiqte dorë nga puna e saj në parukeri për shkak të xhelozisë së tij të tërbuar.

Vajza jetonte me të dhe ai i ushtronte dhunë dhe poshtërime të vazhdueshme. Williams, nga Bury, Lancashire, i kishte kërkuar asaj që të shmangte miqtë dhe të ndërpresë lidhjet me familjen e saj, thonë prokurorët.

Ai shpesh herë e ka kërcënuar duke i vënë thikë në fyt dhe së fundmi i kishte hedhur një substancë gërryese në kokë e cila përdoret për të pastruar pjesën e poshtme të kamionëve. Pas veprimit të tij ai qeshte në gjendjen që e kishte sjellë vajzën. Ajo kërkoi të shkonte tek familja e saj pasi pësoi një sulm astme, por ai nuk e lejoi.

Vajza i ka kërkuar të ndahen, por ai e ka kërcënuar atë se nëse do lidhej me dike tjetër do i vriste të dy.

Pas ankesave për sjelljen e tij, Stephen Williams u arrestua nga policia dhe u dënua me 2 vite burg.

Mendohet se sjella e tij agresive është shkaktuar pasi ishte dëshmitar i vdekjes së dy shokëve të tij ushtarë në kohën kur shërbenin në Afganistan.

Williams u pushua nga forcat e armatosura në vitin 2016 pasi filloi të bëheshe agresiv dhe i dhunshëm.

Gjykata ka vendosur një urdhër ndalimi pesë vjeçar me ish-partneren 18-vjeçare.

rtv



/Ora News.tv/