Sebastian Vettel mund ta kishte fituar titullin kampion të këtij sezoni, por ai nuk kishte mbështetjen maksimale nga ekipi i tij.

Kështu mendon ish-piloti David Coulthard. Sipas britanikut, ylli i Ferrarit nuk është trajtuar në të njëjtën  mënyrë si rivali i tij Hamilton, i cili me suportin e Mercedez ia doli të fitojë për herë të 5 radhazi kampionatin.

"Kam përshtyjen se ekipi nuk e ka mbështetur Vettel në të njëjtën mënyrë siç Mercedez bëri me Hamilton. Ferrari ka marrë disa vendime strategjike që në fakt e kanë dëmtuar gjermanin. Sa i përket Hamilton unë mendoj se ka arritur pjekurinë maksimale në këtë sport dhe tashmë gëzon të gjithë përvojën e duhur. Ky është padyshim sezoni i tij më i mirë"-tha Coulthard.

Formula 1 është një sport që funksionon në ekip, kështu që edhe në këtë sezon titulli nuk shkoi vetëm për pilotin, por në tërësi edhe për skuadrën më të mirë.

/Ora News.tv/