Kampioni i Botës në Formula 1, Lewis Hamilton ka humbur shumë nga shkëlqimi i sezonit të shkuar, duke u dorëzuar përballë dominimit të shokut të tij të skuadrës. Anglezi duket se ka lënë pas dore karrierën për tu fokusuar në jetën personale.

Ai është parë të shoqërohet me modelen spanjolle, Cindy Kimberly, diçka e cila është pasqyruar në disa dalje të tyre publike. Gjithsesi, që mes tyre ka nisur një histori dashurie është hedhur poshtë nga vetë 20 vjeçarja, por ka lënë gjithçka të hapur për një marrëdhënie me britanikun.

"Tani për tani jemi miq. Nuk e përjashtojmë askënd në përgjithësi ... Të gjitha miqësitë janë të hapura për dashuri. Zemra ime është 70% e pushtuar: Kjo është për shkak të macet e mia dhe nënës sime", tha Kimberly kur u pyet.

Më parë, Kimberly ka pasur një marrëdhënie pasionante me këngëtarin e rrymës POP, Justin Bieber.

/Ora News.tv/