Ironia e Manjanit: Gjithë paketat kanë emrin e Ramës, vetëm ato të cigareve nuk e kanë

Ironia e Manjanit: Gjithë paketat kanë emrin e Ramës, vetëm

I ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani u shpreh se kryeministri nuk ka rol në lidhje me situatën e pandemisë, por maja e piramidës së kësaj situatë është ministria e Shëndetësisë dhe ISHP-ja.

Manjani tha se Rama si kryeministër duhet të merret me gjëra që nuk po merret, si ekonomia, me buxhetin.

Ai po ashtu e ironizoi kryeministrin duke thënë që cdo paketë ka emrin e tij, vetëm ato të cigareve nuk e kanë .

Manjani: Në këto ligje nuk do të gjeni asnjë rol të kryeministrit, ai është një qytetar si gjithë të tjerët dhe do të duhet që të zbatojë rregullat që imponohen, më së shumti nga ISHP. Është një institucion që nuk ia dëgjojmë zërin, Shërbimi i Inteligjencës së Infeksioneve. Është një shërbim që duhet të kishte informacion të detajuar për përhapjen e pandemisë. Është, po themi si SHIK-u i manaxhimit të këtyre situatave dhe i parashikimit në kohë. Asgjë nuk është bërë nga ky shërbim dhe ISHP-ja që na marsi, maksimumi që kjo piramidë shkon, është ministri i Shëndetësisë. 

Kryeministri dhe Këshilli i ministrave duhet të viheshin në alert për gjëra të tjera, jo për çështjet e pandemisë. Çështjet e tjera janë ato që ai nuk i bën, të shikojë buxhetin, të gjejë strategji dalëse, të merret me ekonominë.

Çfarë paketash nuk kanë emrin e tij, vetëm ato të cigareve nuk kanë emrin e tij. Unë po them se çfarë do të ishte normale.

 

EMISIONET