Interi "plaçkit" Premier League, flirton me futbollistin spanjoll të Chelsea

Interi "plaçkit" Premier League, flirton me futbollistin

Interi me ardhjen e Antonio Contes në stol ka arritur të transferoi disa futbollistë nga kampionati anglez i futbollit. 

Romelu Lukaku, Alexis Sanchez, Joung apo edhe Christian Eriksen. Megjithatë drejtuesit zikaltër nuk e ndalin ofensivën për të transferuar të tjetër lojtarë nga Premier League. Emri më i lakur për të firmosur me Interin është Marcos Alonso. Nuk ka kaluar një sezon shumë pozitiv te Chelsea, pasi nuk preferohet në vijimësi nga tekniku Frank Lampard.

Në merkaton e verës, Interi do të tentojë sërish të bindë drejtuesit e Chelsea-t për të lënë të lirë ish-lojtarin e Fiorentinës, i cili kërkohet me shumë ngulm nga trajneri Antonio Conte. Për të mbërritur tek Iberiku Interi duket të ofrojë të paktyën 20 milionë euro për Alonson.

EMISIONET