Interi në alarm, Marotta dhe Ausilio bëjnë gati 2 "dhurata" për Conten

Interi në alarm, Marotta dhe Ausilio bëjnë gati 2

Barazimi me Leccen në transfertë ishte një kambanë alarmi për Interin i cili në 2 takimet e fundit humbi 4 pikë në luftën për titullin kampion kundër Juventusit.

Trajneri Antonio Conte pranoi se jo të gjithë futbollistët ishin në maksimumin e tyre dje, ndërsa u vunë re edhe limitet e organikës në dispozicion të tij, pasi nuk kishte asnjë mesfushor për t’i dhënë freski ekipit. Pikërisht për këtë arsye, Marotta dhe Ausilio kanë nisur menjëherë nga puna dhe do të synojnë që brenda javës të mbyllin operacionet e nisura të merkatos, për të kompletuar organikën.

Sot pritet të rikthehet në Londër menaxheri i Eriksen, Martin Schoots dhe paralelisht me të, Interi do të dërgojë edhe ofertën zyrtare prej 18 milionë eurosh për kartonin e fantazistit danez, ndërsa gjasat janë të mëdha që gjithçka të mbyllet me sukses.

Një tjetër objektiv i zikaltërve është edhe sulmuesi Oliver Giroud i cili është i gatëm për të zbarkuar në "San Siro", por më parë duhet zgjidhur marrëveshja me Chelsean.

EMISIONET