Indi, klouni argëton emigrantët

Indi, klouni argëton emigrantët

Një kloun për të argëtuar punëtorët emigrantë, të cilat kanë mbetur të izoluar në një qendër pritjeje në Nju Delhi të Indisë. Kjo është mënyra që ka menduar Sheetal Agarëal, një 34-vjeçare e cila kërkon t’I largojë sado pak problemet këtyre njërezve që po vuajnë izlomin për shkak të pandemisë.

Gjatë vizitës në strehën ku qendrojnë me qindra emigrantë, Sheetal dhe motra e saj të veshur me kostumet karakteristike të këtyre personazheve aq të dashura, jo vetëm për fëmijët, kërcen dhe këndon me punëtorët, familjarët e tyre dhe policët që kujdesen për sigurinë.

"Për një kohë të shkurtër, mendja ime po ndjehet më e lirë, dhe nuk po mendoj për problemet e mia," tha Susheela Kumari, nga shteti verior i Uttar Pradesh. Ajo dikur hekuroste rroba në Nju Delhi, por tani është e bllokuar në këtë strehë bashkë me familjen e saj.

Sheetal Agarwal tha se ndjehej e pasigurt se si do ta presnin njërëzit, por impenjimi I saj në këtë performancë ishte maksimal.

“Të gjithë duan të shkojnë në shtëpi. Dhe disa nga reagimet ishin, si mund të qeshim kur kemi mbetur të bllokuar këtu dhe duam të ikim në shtëpitë tona? Prandaj mendoj se në këtë moment është e vështirë të përcaktosh se si e kanë përjetuar këtë eksperiencë, sepse gjenden në vështrësi.”

34-vjeçarja e ka marrë frymëzimin katër vite më parë nga një kloun që argëtonte fëmijët në spitale. Ndaj u angazhua tërësisht, fillimisht për tu trajnuar dhe më pas formoi një grup vullnetarësh, të cilët perfomojnë për tu sjellë fëmijëve gëzim.

Izolimi për shkak të pandemisë bëri që vizitat rutinë në spital të mos lejoheshin, dhe kështu I lindi ideja të ndihmonte migrantët që ndodhen larg shtëpive të tyre.

“Menduam se do të ishte e mrekullueshme të sillnim pak buzëqeshje në fytyrat e tyre, dhe tu largonin pak mendjen nga dhimbja që ata ndjejnë në këtë moment, u shpreh Agarëal, teksa përgatitet për performancën e radhës.

Masat e rrepta të bllokimit të vendit, të tilla si ndërprerja e lidhjeve të transportit, kanë bërë që 100 milionë punëtorë migrantë të vendit, të largoheshin nga qytete ku punonin, kryesisht në fabrikat e rrobave, vendet e ndërtimit dhe furrat me tulla.

Agarwal tha se ka më pak frikë nga koronavirusi se sa nga fakti që mund të mos e bëjë audiencvën e saj të qeshë.

"Para se të nis të bëhëm gati, mendoj se çfarë do të bëj, cilat janë lojërët që mund të përgatis dhe cilat janë gjërat që mund të bëj me ta për t'i bërë ata të lumtur", shprehet 34-vjeçarja.

Nga nisja e masave të izolimit, India me një popullsi  1.3 miliardë  anorë ka raportuar më shumë se 81,000 raste të konfirmuara të COVID-19 dhe mbi 2.600 vdekje.

EMISIONET