Në listën e 12 finalistëve të “Festivalit të Këngës” bënte pjesë edhe Robert Berisha me këngën “Ajo nuk është unë”.

Pas zgjedhjes së finalistëve, komentet dhe pakënaqësitë kanë qenë të pafundme. Roberti ka qenë një nga ata finalistë që është sulmuar nga ndjekësit e tij. 

“Pupupupupu. Rroftë “meritokracia”. Kandidatë për të fituar Robert Berisha dhe Gena”, shkruhet në një koment në profilin e Robertit.

I prekur nga ky koment, këngëtari i është kunderpërgjigjur direkt.

“Pse nuk të ftuan në juri ty eksperte e muzikës. Ik futja gjumë e ha molla, se ti qenke në shpirt si mbiemri yt”, i shkruan Roberti.


Kujtojmë se ditën e diel është nata finale e “Festivalit të këngës” ku do ngjitën 12 artistët.

Arilena Ara
Elvana Gjata
Bojken Lako
Sara Bajraktari
Kamela Islamaj
Era Rusi
Valon Shehu
Tiri Gjoci
Robert Berisha
Olta Boka
Albërie Hadërgjonaj
Gena

/Ora News.tv/