Igli Tare "kërcënon" rivalët: Kemi fituar betejat por jo luftën!

Igli Tare "kërcënon" rivalët: Kemi fituar betejat por

Nën regjinë e Igli Tares, Lazio është kthyer në një prej skuadrave më të mira në Itali dhe jashtë saj.

Së fundmi, bardhekaltërit regjistruan fitoren e 9-të radhazi në kampionat, teksa vijnë pas suksesit në Superkupën e Italisë, ku mposhtën 3-1 Juventusin. Një fitore që ka kthyer optimismin te skuadra kryeqytetase, që këtë vit feston 120 vjetorin e krijimit.

E për shkak të kësaj ceremonie soleme, drejtori sportiv, Igli Tare nuk ka mbajtur sekrete rreth të ardhmes dhe objektivave të skuadrës së menaxhuar prej tij. Në një prononcim për mediat italiane, ish bomberi i kombëtares shqiptare pohoi se objektivi i vetëm i Lazios është kualifikimi në UEFA Champion League, ndërsa për kampionat i duhet ende që të presin.

"Thashethemet dhe etiketimet për kampionatin nuk na shqetësojnë. Ne duhet të jemi të përulur dhe të përqendruar. Jemi të vetëdijshëm që kemi një ekip të shkëlqyeshëm, që ka uri për të fituar. Qëllimi është Liga e Kampionëve. Ne kurrë nuk duhet ta humbim përqëndrimin. Atëherë nëse do të luftonim për diçka tjetër në ditët e fundit, atëherë nuk do të tërhiqemi. Jemi vetëm në gjysmë të rrugës. Kemi fituar shumë beteja por duhet të fitojmë luftën," përfundoi Tare.

Pas 17 javëve të para, Lazio pozicionohet në vendin e 3-të me 39 pikë, gjashtë më pak se kryesuesit e Juventusit dhe Inter, por me një ndeshje më pak të zhvilluar, pikërisht atë ndaj Hellas Veronës.



EMISIONET