Idrizi "shpërfill" FIFA-n: Flamurtari do bëj një merkato të fuqishme

Idrizi "shpërfill" FIFA-n: Flamurtari do bëj një

Flamurtari u dënua nga FIFA për të mos bërë asnjë afrim në skuadër për 3 sesionet e ardhshme të merkatos, duke goditur fort shpresat e vlonjatëve për të ardhmen në Superligë.

Megjithatë, kjo nuk e pengon Administratorin e Flamurtarit, Sinan Idrizi që të hidhet në merkato, teksa premton se do të bëj goditje të rëndësishme.

"Jam i sigurtë që me datën 21 apo 22 kur fillon kampionati Flamurtari do të jetë një ekip i denjë. Faza e dytë e kampionatit nuk është për luftë a vdekje, por për shpirtin dhe karakterin tonë. Pavarësisht problematikave të shumta, ne do të bëjmë atë që dijmë të bëjmë më mirë. E përsëris në mënyrë të drejtpërdrejtë, me përgjegjësinë time të plotë që ne në këtë merkato do të hyjmë shumë të fortë," tha Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizaj.

Idrizi ka pranuar problemet që ka skuadra dhe shpreson se me miratimin e Ligjit të Sportit do të vij edhe zgjidhja përfundimtare.

"Gjëja e thjeshtë e sportit në këtë vend është që nuk kthehet dot në ekonomike, por është thjeshtë një histori historishë. Unë tashmë jam i sigurtë që ky ligj nuk është çështje teorike por është një procedurë e shkruar për tu zgjidhur dhe është zgjidhur. Në dijeninë time, edhe Federata edhe Ministria e Financës po përpiqen të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe janë drejt pikëzimit përfundimtar," përfundoi Idrizi.   

EMISIONET